Komisioni hetimor për rezervat: Rexhaj votoi kundër, gjashtë deputetë të VV-së abstenuan
Pak më parë, me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar krijimin e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar dallaveret e dyshuara me rezerva shtetërore.
69 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar në favor të nismës. Por në votim një deputet i VV-së ka votuar kundër. Më saktësisht, deputeti i VV-së Arbër Rexhaj ka votuar kundër nismës për hetimin e rezervave të vajit dhe grurit.
Ndërsa gjashtë të tjerë kanë abstenuar, ndër ta Dimal Basha, Mirsad Shkreta e Vendelis Lahu.
