Komisioni Hetimor për Ministrinë e Jashtme mblidhet sot
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mblidhet sot, duke filluar në ora 11:00.
Në këtë mbledhje të komisionit, i cili është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pritet të diskutohet rreth dokumentacionit të proceduar nga MPJD.
Po ashtu do të diskutohet rreth angazhimit të ekspertëve të komisionit.
Ky komision deri me tani ka mbajtur disa mbledhje.