Komisioni hetimor për energjinë sot mban mbledhje
Të mërkurën, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike do të mbajë mbledhjen e radhës.
Sot pritet do të bëhet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 27.07.2022 si dhe do të bëhet zgjedhja e ekspertëve. Mbledhja fillon në ora 14:00.
Kujtojmë se kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës PDK, Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. LVV, janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga LDK, Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga AAK, anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Si dhe nga Lista Serbe për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kujtojmë se Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.