Komisioni Hetimor për Energji: Tre ish-ministra dëshmojnë sot
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, me fillim në ora 14:00, sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve për periudhën 2008-2011. Intervistimi do të fillojë me Justina Pula – Shiroka, ish-Ministre e Ekonomisë, pastaj me Lutfi Zharkun, ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shalë, ish-Ministër i Ekonomisë.
Ndryshe deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje.