Komisioni Hetimor për blerjen e teksteve shkollore do të intervistojë drejtorët e Arsimit të tri komunave - NACIONALE

Komisioni Hetimor për blerjen e teksteve shkollore do të intervistojë drejtorët e Arsimit të tri komunave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor, do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje pritet të intervistohen Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës; Naser Gega, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës dhe Drita Kadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës, Mitrovicë e Jugut .

Njoftimi i plotë:

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Intervistimi i dëshmitarëve-
- Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës;
- Naser Gega, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës;
- Drita Kadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës, Mitrovicë e Jugut .

Lajme të ngjashme