Komisioni Evropian e cilëson të papranueshëm trajtimin e aktivistëve për Gazën nga Izraeli - NACIONALE

Komisioni Evropian e cilëson të papranueshëm trajtimin e aktivistëve për Gazën nga Izraeli

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian e cilëson “tërësisht të papranueshëm” trajtimin që u është bërë aktivistëve të një flote në mbështetje të Gazës, në një video të publikuar nga ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha të mërkurën një zëdhënës.

“Secili person i ndaluar duhet të trajtohet me siguri, dinjitet dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që t’i garantojë mbrojtjen dhe trajtimin dinjitoz të këtyre aktivistëve, përfshirë disa shtetas të BE-së” – shtoi ai, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Policia izraelite i detyroi aktivistët që ndodheshin në barkat e nisura drejt Gazës që të qëndronin në gjunjë në rreshta, me duar të lidhura prapa shpinës, ndërsa ministri po i shikonte, duke nxitur kritika nga udhëheqës të huaj dhe madje edhe nga figura brenda qeverisë izraelite.

Aktivistët u ndaluan, pasi lundrimi i barkave u ndërpre nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare të martën. Më vonë, ata u dërguan në një port izraelit.

Lajme të ngjashme