I korrigjuar: Komisioni e miraton Projektligjin që mundëson tërheqjen e parave nga Trusti? - NACIONALE

I korrigjuar: Komisioni e miraton Projektligjin që mundëson tërheqjen e parave nga Trusti?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me katër vota pro, tri kundër e dy abstenime, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka dhënë mbështetjen Projektligjit për Trustin. Përmes të cilit mundësohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve të qytetarëve.

Projektligjin e ka prezantuar në Komision Adnan Jashari, si përfaqësues i iniciativës e cila ka ardhur në Kuvend pas nënshkrimeve të qytetarëve.

“Pranuam mijëra kërkesa nga qytetarët që kërkesa dhe nevoja është e madhe. Qytetarët u organizuan vullnetarisht ku edhe dorëzuam nënshkrimet e rregullta të cilat janë mbi 17 mijë nënshkrime. Këto kërkesa erdhën pas janë rritur te gjitha çmimet dhe është bërë e vështirë jeta e qytetarëve”- ka thënë Jashari.

Projektligji pas miratimit në komisionin pritet të futet ne rend të ditës të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Korrigjim: Deputeti dhe kryetari i komisionit në fjalë, Armend Muja, ka thënë se në fakt me rregulloren e re do të duhej të ishin pesë vota për që të kalonte Projekt-ligji në fjalë. Kjo nënkupton se ky projekt-ligj nuk ka kaluar.

Lajme të ngjashme