Komisioneri Varhelyi viziton sot Kosovën
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, sot do ta vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimit të presidencës, Varhelyi në ora 12:00 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.
“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.
Po ashtu Varhelyi pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi ishte paraparë prej orës 10:05, por është shtyrë për orën 12:45.
Ndërkohë takimi i Varhelyit me kryekuvanderin Glauk Konjufca, i paraparë për ora 11:10, është anuluar.