Komisioneri Varhelyi e quan lajm të mirë që serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, do të udhëtojnë pa viza - NACIONALE

Komisioneri Varhelyi e quan lajm të mirë që serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, do të udhëtojnë pa viza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas miratimit të raportit për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë.

Varhelyi tha se ky është një lajm i mirë për serbët e Kosovës dhe hap i madh drejt arritjes së lëvizjes pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Propozimi ynë për ta lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe për serbët e Kosovës u mbështet nga Parlamenti Evropian, Komisioni i Parlamentin Evropian për Liritë Qytetare, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme”.

“Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”, tha Varhelyi.

Lajme të ngjashme