KOMF kërkon nga partitë të mos i përfshijnë fëmijët në fushatë zgjedhore - NACIONALE

KOMF kërkon nga partitë të mos i përfshijnë fëmijët në fushatë zgjedhore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas përfshirjes së një fëmije në fushatë të Vetëvendosjes duke recituar vjersha politike në prani të Albin Kurtit Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar me thirrje për ndalim të menjëhershëm të kësaj praktike.

"Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës," thuhet në reagimin e KOMF-it.

Organizata i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë rastet e tilla dhe të ndërmarrë masa ligjore.

KOMF u bëri thirrje edhe prindërve të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike, dhe medave të raportojnë duke mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e fëmijës.

Lajme të ngjashme