KOMF-i kërkon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në dialogun për fillimin e mësimit - NACIONALE

KOMF-i kërkon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në dialogun për fillimin e mësimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqëson 34 organizata joqeveritare, marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët janë të dëmtuar drejtpërdrejt nga ndërprerja e mësimit.

“KOMF-i konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar te fëmijët”, thuhet në njoftim, rapoton Zeri.info.

“Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit. KOMF-i propozon që në këtë dialog të përbashkët Qeveria të përfshijë akterët si më poshtë:

Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit

Lajme të ngjashme