Komentuesit e kryeministrit Kurti tallen me artilerinë ushtarake të FSK-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot uroi Ditën e Flamurit përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".
Në fotografitë që zgjodhi për t'i postuar ishte edhe ajo e një pjese të artilerisë ushtarake të vendit tonë.

Megjithatë, kjo fotografi nuk u prit mirë nga një numër komentuesish.
Në postimin respektiv, ata u tallën me këtë artileri, ani pse duhet cekur me patjetër faktin se jo gjithmonë publikohet arsenali më i mirë, pasi edhe synimi ka qenë më tepër për shpalosje sesa 'lavdërim'.
"Mi lëshu për vit të ri", tha njëri prej komentuesve. Një tjetër ironizoi duke pyetur: çka të bëjmë me këto, t'i frikësojmë sorrat?
Një tjetër lexues i propozoi kreut të ekzekutivit që të shikojë se me çka armatoset kundërshtari, pra të ecë me kohën.
Më poshtë mund t'i lexoni disa nga dhjetëra sosh sa ishin në fotografinë respektive.
