Komentuesit e gozhdojnë Ferajn në shkrimin ku e sulmoi Ramush Haradinajn - NACIONALE

Komentuesit e gozhdojnë Ferajn në shkrimin ku e sulmoi Ramush Haradinajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një shkrim skandaloz në profilin e tij në Facebook e në të cilin sulmoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ngrit spekulime duke thënë se pse Ramush Haradinaj nuk është vrarë në luftë por vëllezërit e tij.

Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka thënë z. Feraj.

Për këtë, kanë filluar edhe komentet kundër deklaratës së tij.

Feraj në komentet e këtij shkrimi ka pranuar qindra komente kundërshtuese dhe ofendues ndaj deklaratës së tij.

Urgjentisht duhet të punohet një ligj për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Individët e tillë duhet sanksionuar dhe denuar me ligj!”, ka komentuar një qytetar.

Teksa të tjerët komentues e kanë ofenduar Ferajn me gjuhën më të rëndë nga e cila gjuhë distancohet gazeta Nacionale.

Lajme të ngjashme