Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin, shprehet i gatshëm “për ta forcuar koordinimin” - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin, shprehet i gatshëm “për ta forcuar koordinimin”

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të KFOR-it, Gjeneral Brigade Chad Ë. Daniels, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit Gjeneral Major Ulutaş e informoi kryeministrin për aktivitetet e misionit dhe ritheksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e misionit për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët përkatës, përfshirë institucionet e Kosovës dhe organizatat e sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş informoi për aktivitetet e KFOR-it dhe theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e misionit për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët përkatës, përfshirë institucionet e Kosovës dhe organizatat e sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme