Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin: Dialogu mënyra e vetme për çështjet në vazhdim
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një njoftimi nga KFOR, është bërë me dije se gjatë takimit, gjeneralmajor Barduani nënvizoi kontributin e KFOR-it për një mjedit të sigurtë për qytetarët e Kosovës.
Veç kësaj, ai ka përsëritur mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e plotë të KFOR-it për një dialog të qëndrueshëm ndërkombëtarisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si mënyra e vetme për të kompozuar çështjet në vazhdim, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.” – thuhet në njoftim.