Komandanti i KFOR-it pret emisaren britanike, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it pret emisaren britanike, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Enrico Barduani ka pritur sot në selinë e këtij misioni emisaren britanike, Karen Pierce.

Siç bëhet me dije nga KFOR, në takim është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

“Takimi u fokusua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në dialogun Beograd–Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet.

Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e kontingjentit britanik dhe shprehu mirënjohjen për kontributin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR dhe në paqen e stabilitetin në rajon” – thuhet në njoftim.

Në fund, KFOR shkruan:

“Gjatë vizitës, Pierce shprehu mirënjohjen për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe në mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Lajme të ngjashme