Komandanti i KFOR-it me Shefin e Ushtrisë së Serbisë: Ndanë qëndrimet e tyre për sigurinë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me Shefin e Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, me të cilin, siç u njoftua për media, folën për çështje të sigurisë.
"Ata e theksuan rëndësinë e vazhdimit të komunikimeve dhe dialogut të hapur, sepse kjo është thelbësore për forcimin e sigurisë rajonale", thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Mes tjerash u tha se që të dy “ndanë qëndrimet e tyre për gjendjen e sigurisë në rajon”.