Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritje mbi dy orë
Pas festave të fundvitit, bashkëatdhetarët tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre.
Për të dalë nga Kosova, duhet të pritet deri në 2 orë e gjysmë në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Ndërsa përmes pikës kufitare të Muçibabës, pritjet arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa në Merdarë pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, në pikat e tjera gjendja është më e qetë.