“Kolona nuk dihet”, mbi 2 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë në Merdarë
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, si çdo verë edhe kësaj radhe, ka bërë që të ketë kolonat në pikat kufitare.
Gjatë ditës së sotme kolonat janë krijuar në pikën kufitare në Merdarë, ku për të hyrë nga kjo pikë duhet të pritet 2 orë e gjysmë, gjithashtu edhe për të dal nga pika kufitare Merdarë duhet të pritet deri në 2 orë e gjysmë.
Këto të dhëna janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare, por ajo çfarë bije në sy, tek kolonat që janë krijuar tek pika kufitare në Merdarë, në rubrikën ku duhet plotësohet kolonat në metër është e shkruar “nuk dihet”, ndërsa për të dal, janë krijuar kolona deri në 500 metra.
Pritje deri në 35 minuta për të hyrë në Kosovë janë regjistruar edhe tek pika kufitare Kullë, ndërsa në pikat tjera gjendja është më e qetë.
