Kolegu i punës ia shpërndan numrin e telefonit: Viktima kërkon ndihmë në gjendje të rëndë emocionale
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të ngacmimit që ka ndodhur në Prishtinë.
Një grua ka raportuar në Polici se kolegu i saj i punës ia ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona.
Si pasojë, ajo ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.
Njoftimi:
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.