Kokainë, ekstazi, hashash: Tre të arrestuar në operacionin e antidrogës në Prishtinë - NACIONALE

Kokainë, ekstazi, hashash: Tre të arrestuar në operacionin e antidrogës në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Antidrogës ka arrestruar tre persona për posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, te njëri nga të arrestuarit i është gjetur, kokainë, marihunë e ekstazi.

Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç’rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera” - thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore”. – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, Policia ka dhënë detaje edhe për arrestimin e dy personave të tjerë.

Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme