Adem Grabovci njofton se do të jetë kandidat për deputet - NACIONALE

Adem Grabovci njofton se do të jetë kandidat për deputet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit.

Grabovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi.

Në fund ai ka shkruar “është koha që Dielli të lind përsëri”.

Postimi i plotë:

Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit.

Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë.

Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!

Është koha që Dielli të lind përsëri!

Lajme të ngjashme