Koha në fundjavë, temperaturat deri në 35 gradë - NACIONALE

Koha në fundjavë, temperaturat deri në 35 gradë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deri në 35 gradë Celcius pritet të shkojnë temperaturat gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”; ndërsa priten të ketë kohë-pas-kohe edhe rrebeshe shiu.

Nxehtë me temperatura mbi 30C mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme. Të hënën rrebeshe shiu e bubullima mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e nga e marta paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm me intervale më të gjata me diell. Nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi me hove edhe deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme