Kodra nga Shoqata e Pacientëve tregon pse dështoi Rifat Latifi - NACIONALE

Kodra nga Shoqata e Pacientëve tregon pse dështoi Rifat Latifi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai ka dhënë vështrimin e tij rreth dorëheqjes së Latifit.

“Pse ka dështu Rifati, shumë Rifata para tij dhe pse do të dështojnë shumë pas tij, përgjigjja është se shëndetësia nuk udhëhiqet nga ta, por nga grupet e interesit! Kjo është arsyeja pse kam thënë që Rifati nuk e njeh Kosovën”, ka shkruar Kodra.

“Koncentrimi i ministrave në ambalazhin e kujdesit shëndetësor, nuk e bënë ndryshimin. Sistemi shëndetësor do reformë. Kjo reformë përfshinë edhe ndryshimin e financimit të sistemit shëndetësor, pra fillimin e sigurimeve shëndetësore”, ka shkruar tutje ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se sistemit shëndetësor në Kosovë i duhet reform.

“Nga ajo që kuptova dje, se ka tendencë që sigurimet të fillojnë me blerjen e barnave e jo të shërbimeve, pritjet e mia për këtë proces janë të errëta! Ky është një paralajmërim i hershëm i një vështrimi tim të errët për këtë proces! Uroj që Albinit si Kryeministër me i ra në sy ky postim, e me mi prishë perceptimet e mia të errëta! Kuptohet, nëse ai do”, ka shkruar Kodra.

Lajme të ngjashme