Kodra nga Shoqata e Pacientëve ka një kërkesë për ministrin Vitia - NACIONALE

Kodra nga Shoqata e Pacientëve ka një kërkesë për ministrin Vitia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të fokusohet më shumë në nivelin parësor shëndetësor.

Ai ka thënë se beteja e kujdesit shëndetësor zhvillohet në nivelin parësor dhe si i tillë duhet të jetë në fokus më të madh të investimeve.

Kodra ka thënë se fokusi në nivelet dytësore dhe tretësore duke se është bërë për shkak të tenderëve.

Praktikat e deritanishme të fokusuara në nivelet dytësore dhe tretësore duke anashkaluar nivelin parësor, më shumë duket se janë bërë për shkak të tenderëve, se sa që ka pas një logjikë normale të punës!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kosoves i duhet një kujdes shëndetësor Proaktiv, jo Reaktiv.

Ministri aktual i shëndetësisë nuk duhet të ndjekë praktikat e paraardhsëve të tij të cilët në fokus e kishin kujdesin dytësor dhe "tretësor".

Beteja e kujdesit shëndetësor zhvillohet në nivelin parësor. Nivelet dytësor dhe tretësor janë mbështetës të atij parësor kur ai nuk mund t'u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Me i dhanë SHSKUK më shumë se 7 Milion shërbime në vit, tregon se kujdesi parësor nuk është duke përformuar mirë, prandaj do investime dhe një fokus më të madh.

Praktikat e deritanishme të fokusuara në nivelet dytësore dhe tretësore duke anashkaluar nivelin parësor, më shumë duket se janë bërë për shkak të tenderëve, se sa që ka pas një logjikë normale të punës!

Lajme të ngjashme