Koci tregon se çka i tha një serb për shtetin e Kosovës
Avokati Arianit Koci ka treguar se çka i ka thënë një serb lokal për Republikën e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se serbi të cilin e njeh që 40 vite i ka thënë se Republikën e Kosovës do ta respektojnë ashtu siç shqiptarët e kanë respektuar shtetit serb gjatë viteve 90-ta.
Sipas Koci, ky është mentaliteti i serbëve lokal.
“‘Sa e keni respektu Serbinë viteve të 90’ta, ty të përfshi ty, aq kemi ne me e respektu shtetin e Kosovës. Veç mos mujshim…” - më tha një serb që e njoh që 40 vite. Pak a shumë, kjo është mentaliteti i serbëve lokal: “Vëç mos mujshim”. Natyrisht, ka përjashtime!”, ka shkruar Koci.