Koci: Nëse marrëveshja për letërnjoftime është vetëm për pesë pika kufitare, atëherë duhet të suspendohet - NACIONALE

Koci: Nëse marrëveshja për letërnjoftime është vetëm për pesë pika kufitare, atëherë duhet të suspendohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati, Arianit Koci ka reaguar pas raportimeve se kosovarët nuk po lejohen që të dalin nga Serbia në Rumani për shkak se marrëveshja me Serbinë për letërnjoftime është vetëm për pesë pika kufitare dhe jo për të gjitha.

Koci ka thënë se nëse kjo gjë është kështu, atëherë marrëveshja sipas tij, është ‘më e keqe për neve’.

Ai ka kërkuar që marrëveshja të pezullohet nëse vërtetohet zyrtarisht se kosovarët lejohen të kalojnë vetëm në pesë pika kufitare.

Me këtë logjikë, kosovarët nuk paskan të drejtë të udhëtojnë as prej aeroportit ndërkombëtar Nikola Tesla në Beograd. Deri tani, kemi mundur të dalim prej të gjitha pikave kufitare.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje gojore për lëvizje të lirë dhe për dokumentet të identifikimit.

Shkrimi i plotë i z. Koci:

Nëse është e vërtetë që tani kosovarët, nuk lejohen të dalin prej Serbisë në Rumani (pika kufitare Vatin), për shkak se marrëveshja për letërnjoftime po vlejka vetëm për pesë pika kufitare (Suboticë, Kelebi, Horgosh, Batrovci dhe Pirot), atëherë kjo marrëveshje qenka edhe më e keqe për neve.

Me këtë logjikë, kosovarët nuk paskan të drejtë të udhëtojnë as prej aeroportit ndërkombëtar Nikola Tesla në Beograd.

Deri tani, kemi mundur të dalim prej të gjitha pikave kufitare.

Pohimet e afaristit Sylë Konushevci që nuk ia kanë lënë shoferat të dalin prej pikës kufitare Vatin (sipas mediave), duhet vërtetuar menjëherë zyrtarisht, dhe nëse vazhdohet me logjiken e vetëm pesë pikave kufitare, atëherë marrëveshja për letënjoftime duhet suspenduar sot!

Lajme të ngjashme