Koalicionet për balotazh, Abrashi: Jemi në kontakt me të gjithë partitë, por ende s`kemi diçka konkrete
Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka treguar se ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë parti shqiptare për raundin e dytë të zgjedhjeve.
A ka bërë me dije se ka kontakt me të gjitha partitë, por ende nuk ka diçka konkrete.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, kandidati i VV-së ka thënë se është në pritje të përgjigjeve.
“Jemi në kontakt me të gjithë, por ende nuk kam diçka konkrete. Ftesën ua kam dërguar të gjithëve dhe kam mbajtur disa takime, mirëpo nuk kam marrë përgjigje ende. Takimet kanë kaluar shumë mirë, krejt miq i kam këtu në Prizren. Kanë mbetur ta diskutojnë në kryesitë e tyre dhe të marrin një qëndrim,”, është shprehur Abrashi.