KMShK hedh poshtë ankesën e Shpend Haxhibeqirit ndaj Nacionales
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, e ka hedhur poshtë ankesën e ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit në Institutin e Psikatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri ndaj Gazetës Nacionale.
Në këtë mënyrë, vërtetohet se artikulli i Nacionales: “Shpend Haxhibeqiri shkarkohet nga
pozita e u.d. drejtorit të IPFK-së, QKUK jep detaje” , nuk ka pasur asnjë të pavërtetë.
Mes 21 vendimesh të KMShK-së, është edhe ky si vijon:
“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Shpend Haxhibeqirit, përfaqësuar nga Visar Vehapi, kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Shpend Haxhibeqiri shkarkohet nga pozita e u.d. drejtorit të IPFK-së, QKUK jep detaje”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese”.