Klub i befasishëm i bashkohet Romës në garë për CR7
Një raport i jashtëzakonshëm nga 'The Athletic' sugjeron se Napoli po interesohet në Cristiano Ronaldon, i cili kërkoi të largohej nga Man United dhe ishte i lidhur me një kalim te Roma.
Sipas mediumit të lartpërmendur, Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli po luftojnë për shërbimet e legjendës portugeze. Sidoqoftë, derisa Napoli do ta kishte avantazhin ndaj Romës përshkak të pjesmarrjes në Ligën e Kampionëve, një transferim në 'Diego Armando Maradona' duket pak i mundshëm të ndodhëm.