Kllokot: I dyshuari sulmon katër persona, në mesin e tyre dy policë
Një person ka sulmuar katër persona në Kllokot, në mesin e të cilëve, dy policë.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Fsh. Kllokot 12.02.2026 -09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovarë, në mesin e tyre dy zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.