Klintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein-in - NACIONALE

Klintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein-in

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidenti i ShBA-së Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit lidhur me kriminelin seksual të ndjerë, Jeffrey Epstein, shkrun BBC.

Kjo vjen pak ditë përpara një votimi për të vendosur nëse çifti do të mbahet përgjegjës për shpërfillje penale për shkak të refuzimit për t'u paraqitur para Komisionit të Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve pas një ngërçi disamujor.

Bill Clinton njihej me Epstein-in, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar të ketë pasur dijeni për krimet e tij seksuale dhe thotë se i ka ndërprerë kontaktet dy dekada më parë.

Ko do të jetë hera e parë që një ish-president i ShBA-së dëshmon para një paneli të Kongresit që kur Gerald Ford e bëri këtë në vitin 1983.

Klintonët i kishin rezistuar prej kohësh kërkesës për t'u paraqitur para komisionit, duke thënë se ata kishin dhënë tashmë deklarata nën betim që përfaqësonin "informacionin e kufizuar" që kishin për Epstein-in.

Lajme të ngjashme