Klingbeil komenton takimin me Kurtin: Për anëtarësimin në BE duhet të hedhë hapa të mëtejshëm
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil ka cilësuar kryeministrin Kurti si "njeri me arsye të shëndoshë", por shtoi se duhet të marrë hapa të mëtejshëm.
Në një intervistë për t-online.de, ai shprehu shqetësimin se largimi i SHBA nga Kosova mund të shkaktojë instabilitet, duke theksuar rëndësinë e një aleance më të ngushtë me Brukselin.
Gjatë vizitës së tij në Ballakanin Perëndimor, Klingbeil u takua me liderët e partive socialdemokrate të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin Kurti, për të cilën ka thënë se “nuk ka qenë një bisedë e lehtë”. Duke komentuar më tej personalitetin e Kurtit, ai tha se Kurti është "njeri me arsye të shëndoshë" por "duhet të hedhë hapa të mëtejshëm" drejt anëtarimit në BE.