Sllatinë: Një person në gjendje kritike pas sulmit me thikë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person ka mbetur me lëndime që i rrezikojnë jetën pas një sulmi fizik.
Viktima ka pësuar lëndime të shumëfishta trupore, të shkaktuara nga mjeti i mprehtë, si dhe trauma të rënda në pjesën e kokës. Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka konfirmuar se situata e pacientit mbetet mjaft e rëndë. Për shkak të natyrës së lëndimeve, ai i është nënshtruar një operacioni urgjent.
“Gjendja e tij është e rëndë. Përveç që është therur me thikë, ai po ashtu ka lëndime të rënda në kokë. I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe jemi në pritje për ta dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi Govori për Klankosova.tv.