Klinë: Një grua raporton në Polici se u sulmua dhe u dhunua nga i dashuri i saj - NACIONALE

Klinë: Një grua raporton në Polici se u sulmua dhe u dhunua nga i dashuri i saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dhunuar nga i dashuri i saj në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNIM

Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej mardhënje seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme