Klinasi bën për spital dy familjarë të tij
Një person ka bërë për spital dy familjarë të tij në Klinë.
Ai ndodhet në arrati.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Klinë / 08.02.2025 – 18:00. Dy viktimat meshkuj kosovar njëri fëmijë janë dërguar në Spital pasi që kanë pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati. Rasti nën hetime.