Klinaku: Të akuzohet njeriu në kohën kur nuk mund të mbrohet, është ligësi e madhe - NACIONALE

Klinaku: Të akuzohet njeriu në kohën kur nuk mund të mbrohet, është ligësi e madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth akuzave të Vetvëndosjes e cila përmes një video-spoti akuzonte ndër tjerë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin për shkatërrim të shtetit për 20 vite.

Klinaku thotë së është “ligësi” të akuzohet dikush i cili nuk mund të mbrohet

“Në Hagë i akuzojnë si ndërmarrje e përbashkët kriminale e UÇK-së, ndërsa në Kosovë si shkatërrues shteti! Të akuzohet njeriu në kohën kur nuk mund të mbrohet, është ligësi e madhe dhe shërbim ndaj së keqes”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të ngjashme