Klinaku reagon përsëri për caktimin e seancës nga Specialja më 17 shkurt: Do të protestojmë - NACIONALE

Klinaku reagon përsëri për caktimin e seancës nga Specialja më 17 shkurt: Do të protestojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar përsëri për cakimin e datës 17 shkurt për seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe nuk do të sjellë drejtësië.

Ndërsa për caktimin e datës 17 shkurt, Klinaku ka thënë se në ditën e pavarësisë.

Ai ka paralajmëruar protestë për atë ditë.

Shkrimi i tij:

Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, është vërtetuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike, që nuk sjell drejtësi e nuk ndjek krime, por vetëm i ndjek shqiptarët dhe atë me akuza, shpifje dhe dokumentacione të Serbisë pushtuese.

Në ditën e pavarësisë, më 17 shkurt, kjo pseudogjykatë e Kosovës mban seancë ndaj krerëve të UÇK-së, e ne do të mbajmë protestë kundër saj.

Lajme të ngjashme