Klinaku: Kurti kompromis me Serbinë, përplasje me ndërkombëtarët - NACIONALE

Klinaku: Kurti kompromis me Serbinë, përplasje me ndërkombëtarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, përmes një postmi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas marrëveshjes se targave që është arritur dje në Bruksel.

Klinaku ka thënë se në bisedime për çështje të brendshme janë të mundura vetëm dy gjëra ose përplasje me ndërkombëtarët, ose kompromise me Serbinë.

Ai tha se Kurti, ka arritur që t’i kapë të dy të këqijat.

‘’ Në bisedime për çështje të brendshme janë të mundshme vetëm dy gjëra: Ose përplasje me ndërkombëtarët, ose kompromise me Serbinë. Çuditërisht kësaj radhe Albin Kurti ka arritur t’i kapë të dy të këqijat’’, tha Klinaku.

Kujtojmë se dje në Bruksel, është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket targave të vjetra të cilat qarkullojnë në veri të vendit.

Lajme të ngjashme