Klianku: Në luftë dhe pas saj vdekjen tonë e ka mirëpritur armiku dhe bashkëpunëtorët e tij
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë luftës dhe pas saj vdekjen e ka mirëpritur armiku dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ai vazhdoi duke thënë se është e tmerrshme që të njëjtët individë mund të kenë pozita shtetërore dhe po punojnë për “dreqin e të birin”.
“Në luftë, por edhe pas lufte, vdekjen tonë e ka mirëpritur armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Fatkeqësi është nëse të njëjtit kanë zënë pozita në shtet dhe punojnë për dreqin e të birin”, shkroi ai.