Klani i Shqipërisë: Ilir Meta dyshohet për korrupsion e pastrim parash - NACIONALE

Klani i Shqipërisë: Ilir Meta dyshohet për korrupsion e pastrim parash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.

Ish-presidenti akuzohet për “korrupsion“, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie“.

Raportohet se Meta është vënë në pranga nga agjentët e BKH-së teksa po shkonte drejt selisë së partisë. Ai kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.

Masa e “detyrim paraqitje” është caktuar ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Lajme të ngjashme