Blinken falënderon Kosovën për mirëpritjen e afganëve dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë - NACIONALE

Blinken falënderon Kosovën për mirëpritjen e afganëve dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan Anthony Blinken ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Blinken në këtë takim ka falënderuar liderët kosovarë për bashkëpunimin me shtetin amerikan.

Veç kësaj, ai ka falënderuar Kosovën për mirëpritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës derisa po përballet me agresionin rus.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-të. Ju falënderoj edhe një herë që keni mirëpritur afganët dhe për mbështetjen që nga dita e parë për Ukrainën, kundër agresionit rus. Kemi punuar edhe në aspekte të tjera, e çmoj këtë", ka thënë ai.

Veç kësaj, Blinken ka thënë se SHBA dhe Kosova kanë bashkëpunuar edhe në çështje të tjera, si ato të sigurisë rajonale.

Në fund, ai ka falënderuar Kurtin e Osmanin për vizitën në SHBA.

Lajme të ngjashme