Kjo është 22-vjeçarja që dyshohet se e plagosi Vali Corleonen - NACIONALE

Kjo është 22-vjeçarja që dyshohet se e plagosi Vali Corleonen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vali Corleone, i njohur për publikun me deklaratat e tij të përçudshme, është plagosur në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke shtuar se vepra u krye nga një 22-vjeçare.

E dyshuara për vrasjen në tentativë të Corleones është Anita Syla, ka mësuar Insajderi.

Policinë e Kosovë e ka konfirmuar rastin duke e trajtuar si ‘Vrasje në Tentativë’.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe 40 copë fishekë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme