Kimete Berisha: Osmani e Konjufca nuk e kanë prioritet dialogun, por luftën
Kimete Berisha, opinioniste e njohur në Facebook, ka publikuar një shkrim në të cilën ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në Lindjen e Mesme, më saktë luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që shpërthyen pas sulmit terrorist të Hamasit.
Berisha ka bërë edhe një aludim interesant, duke shkruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, nuk e kanë më prioritet dialogun, por luftën.
“Edhe Vjosa Osmani, edhe Glauk Konjufca nuk e kanë më prioritet dialogun, por luftën!
Aq shumë e shijojnë luftën...ju bëftë mirë...
Të varfërit, të pafuqishmit dhe të mençurit duhet të thërrasin për paqe...” – shkroi ajo.
Në këtë shkrim, zonja Berisha ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, të cilën gjuhë Nacionale nuk e sugjeron, nuk e promovon dhe e denoncon si gjuhë seksiste. Andaj, ai paragraf nuk nuk citohet në këtë shkrim.