Kimete Berisha e kritikon ashpër Ahmed Kalajën: Hoxha i pushtuar nga djalli, ia kisha ndaluar hyrjen në Kosovë
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim të gjatë, në të cilin ka komentuar postimin e Ahmed Kalajës, hoxhë nga Shqipëria, i cili e komentoi vdekjen e gazetarit Arton Turkaj.
Në shkrimin e Berishës, që titullohet “Hoxha i pushtuar nga djalli”, Berisha ka theksuar se Kalaja duhet të përgjigjet për deformimin e mësimeve të fesë islame.
“Pse ky hoxhë e paraqet fenë islame si fe që i gëzohet vdekjes dhe Zotin e paraqet si 'vrasës' e jo si falës!
- Ahmed Kalaja duhet të
përgjigjet për deformimin e mësimeve të Profetit Muhamed dhe mashtrimin e besimtarëve shqiptarë!” – shkroi Berisha, ndër të tjera.