Kimete Berisha: Askush më i vetmuar se Albin Kurti
Opinionistja Kimete Berisha ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shumë i vetmuar.
Ai ka vlerësuar se shefi i qeverisë është hedhur në mbrojtje të të gjithë zyrtarëve të tij.
Sipas saj, Kurti nuk e ka askënd afër vetes.
“Albin Kurti është mburojë e të gjithë llaskuçëve dhe...mburojë e të gjitha kontradiktave që ekzistojnë. Nuk është mburojë e Mimoza Lilës, sepse ajo i ka komunistët e saj personal, mbetjet e Fadil Hoxhës, që ende kujtojnë se Gjakova është qytet... Është vetëm. I vetmuar. Sepse... Nuk ka Vetëvendosje, nuk ka qeveri, nuk është askush. Nuk ekziston një i vetëm që ka autoritet, askush afër tij që ka personalitet dhe individualitet, përveç Albin Kurti”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.