Kika kandidon për kryeministër të Kosovës, synon fitore - NACIONALE

Kika kandidon për kryeministër të Kosovës, synon fitore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa e Ballit të Kombit raportohet se kanë nëshkruar marrëveshje të koalicionit, ku e kanë kandiduar për kryeministër Kreshnik Husajn.

I njohur edhe si Kika, “Insajderi” raporton se Husaj ka thënë që ky koalicion synon fitore në zgjedhjet e nëntë shkurtit.

“Që te dyja janë përgjigjur pozitivisht një bashkëpunim që ne kemi krijuar koalicionit PDU- Balli i Kombit. Ne jemi dakorduar që në zgjedhje të futemi si dy subjekte politike. Iniciativa e Ballit të Kombit është përgjigjur pozitivisht koalicionit tonë. Është koalicion që nisë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, për këtë ne sigurojmë që si koalicion të jemi të hapur edhe për partitë tjera politike. Fitorja jonë më së miri do të tregohet më 9 shkurt kur janë edhe zgjedhjet, ne kemi jemi koalicion për udhëheqjen e shtetit dhe synojmë të firojmë.” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme