Kica-Xhelili: VV mungoi sërish, dështon themelimi i Komisionit për rezervat shtetërore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se për herë të dytë ka dështuar themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore.
Sipas saj, kjo sërish ka ndodhur pas mungesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“DËSHTON për herë të DYTË sot themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore. VV mungoi sërish. Përsëris: nuk heqim dorë!” – ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore.
Ky Komision u formua pas publikimit të skandaleve nga gazeta Nacionale për aferën e vajit dhe grurit.