Kica-Xhelili paralajmëron deputetët e VV-së: S’jemi imun ndaj ndjekjes penale - NACIONALE

Kica-Xhelili paralajmëron deputetët e VV-së: S’jemi imun ndaj ndjekjes penale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, gjatë ditës në Komisionin për rezervat shtetërore kishte paralajmëruar deputetët e VV-së se do t’i padisë në gjykatë për fshehjen e krimit, sa i përket aferës me rezervat shtetërore.

Kica-Xhelili ka shkruar në Facebook se disa nga deputetët e morën si kërcënim një gjë të tillë, por sipas saj kjo është procedurë e rregullt, dhe se deputetët s’janë imun nga ndjekja penale.

E plotë:

Roli i deputetit nuk është të mbroj HAJNI të dyshuar.

Sot u thash deputetëve të VV se duhet bërë KALLËZIM PENAL, nëse Ministrja Hajdari vazhdon të fsheh, e këta vazhdojnë ta mbrojnë.

E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon.

Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?

Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionoj. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim.

Ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata?

Mos të harrojmë - ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.

Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal.

Lajme të ngjashme