Kica-Xhelili i përshkruan vetes ideologji: “E djathtë dhe krenare”
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vendosur cilësorin ideologjik në tregim të tyre zgjedhor, ku së fundi edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili shkroi se është “e djathtë dhe krenare”.
Postimi i Kica-Xhelilit:
Me forcën e besimit, nuk kam pranuar kurrë të bëj kompromis me parimet e mia.
Thonë që e vërteta që thuhet shumë herët, digjet. Por e vërteta është GJITHMONË më e fuqishme se gënjeshtrat e përkohshme.
Prandaj kam qëndruar. Prandaj sot jam ku jam.
E djathtë, e përkushtuar e krenare!a
✌🏼